Olta vendos me ‘shpatulla pas murit’ Luizin për Kiarën: A e ke seriozisht?

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

A do të jenë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito çifti i “Big Brother Vip 2”? Kjo ka qenë pyetja e cila ka shoqëruar të gjithë që në fillim të këtij spektakli.

Aq sa në publik edhe brenda shtëpisë diskutohet nëse dyshja ndjejnë diçka për njëri-tjetrin. Moderatorja e ka shprehur qëndrimin e saj, duke thënë se nuk e shikon më shumë këngëtarin.

Ndërsa ky i fundit është vendosur me shpatulla pas murit nga Olta Gixhari, e cila shumë drejtpërdrejtë e ka pyetur: Ti e ke seriozisht me Kiarën?

E në një situatë të tillë, ballë për ballë me aktoren, Luizi u “detyrua” të përgjigjej, ndonëse tha vetëm që është vajzë e mirë.

“Është shumë vajzë e mirë. Kaq, nuk kam koment tjetër,”-ka thënë këngëtari.

Kujtojmë se i pyetur gjatë puntatës së mbrëmjes së të martës nga Arbana Osmani, Luizi mohoi të pëlqente ndonjërën në veçanti nga vajzat brenda shtëpisë duke thënë se i sheh si motra.

“Jo asnjë. Pyetje është kjo moj Arbanë? A nuk i ke parë njëra më e bukur se tjetra? Unë i shoh të tëra si motra. Jemi familje e madhe shumë e lumtur”, tha ndër të tjera Luizi.

Shumë banorë të BBV Albania nuk i kanë kursyer komentet për Luizin. Edhe pse ata kanë pak ditë që janë bërë pjesë e shtëpisë së famshme, Luizi ka marrë vëmendjen e padiskutueshme për tipin dhe humorin e tij.

Por Tea Trifoni ndër të tjera e ka cilësuar këngëtarin si “pervers”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *