Përfitojnë 1 milion persona/ Rama njofton shpërndarjen e ‘Pakos së Madhe’ në muajin Janar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANË- Një ‘Pako e Madhe’ do të shpërndahet sipas Kryeministrin Edi Rama në muajin Janar.

Pakoja do jetë në mbështetje për shtresat në nevojë dhe nga ajo do të përfitojnë 1 milionë qytetarë me vlerë 800 milionë lekë.

Nga kjo pako do të përfitojnë: pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit. Kreu i Qeverisë thekson se pakoja do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

NJOFTIMI:

GËZUAR! Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit – duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje.

Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit. Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të Luftës me pandeminë) është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku.NOA.AL

Scroll to Top