Pas stuhisë së fuqishme dimërore që goditi SHBA-në qyteti amerikan Xhekson po vuan nga mungesa e ujit. Ekipet e mirëmbajtjes kanë vazhduar të kryejnë riparimet në tubacionet e dëmtuara për shkak të temperaturave të ulëta, por qyteti ende po përballet me mungesë të madhe uji.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
“Qytetarët e Xheksonit, të cilët janë qytetarë që paguajnë taksat e Misisipit, kanë nevojë që shteti të shtojë ndihmën dhe të bëjë atë që duhet për të ndihmuar në rregullimin e infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve”.
Qyteti Xhekson, popullsia e të cilit është prej 150,000 banorësh ka vuajtur prej kohësh nga cilësia e dobët e ujit.
“Kjo situatë ka ndodhur për 40, 50 vitet e fundit dhe tani ka arritur në kulmin ku infrastruktura po shkatërrohet. Por, megjithatë, tubat e ngrirë, ishin të gjitha nga Zoti dhe kjo nuk mund të shmanget .Nuk mund të fajësojmë autoritet për atë që ka ndodhur nga Mëma Natyrë. Megjithatë, ne po merremi me këtë proces edhe për disa vitet e ardhshme derisa infrastruktura e ujit dhe kanalizimeve të Jackson të riparohet.”
Furnizimi me ujë në pjesën më të madhe të qytetit u mbyll për disa ditë në gusht, kur qyteti u godit nga përmbytjet duke bërë që një impant i trajtimit të ujit të dilte jashtë funksionit.
Klan News