Mashtroi sikur e kishte rrahur burri dhe e futi kot në qeli, gruaja e pëson keq. Emri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tiranë- Deshi t’ia ‘fuste’ burrit, por në fund zbulohet dhe e pëson keq.

Gjykata e Tiranës shpalli fajtore një grua nga Tirana e cila kreu denoncim të rremë kundër burrit duke shkaktuar burgosjen e padrejtë të tij.

Alba Miftari, nënë e dy fëmijëve e kallëzoi bashkëshortin për dhunë në familje në krye të 17 viteve martesë, dhe duke besuar këtë version policia nuk hezitoi ta dërgojë të dyshuarin në qeli.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Burri i dyshuar qëndroi në paraburgim nga muaji qershor. Por më pas bashkëshortja firmosi një deklaratë tek noteri ku pranonte se kishte gënjyer policinë. Pas hetimeve Gjykata e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

Denoncimi i kryefamiljarit u krye në kulmin e konflikteve që i dyshuari kishte me familjen e vajzërisë së Miftarit, me të cilën kishin mosmarrëveshje për çështje pronësie. Por pasi pa që burri nuk po lirohej, Miftari këmbënguli se burri nuk e kishte rrahur kurrë.

Për një vit u regjistruan përmbi 3 mijë raste dhune për të cilat u aplikua me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje që më pas janë konfirmuar dhe nga gjykata me detyrimin që agresori të qëndrojë 500 metra larg viktimës dhe të mos e kontaktojë atë. Në mjaft raste të tjera gjykatat kanë urdhëruar largimin e agresorit nga banesa.

Ky është rasti i parë kur një denoncues për dhunë dënohet për kallëzim të rremë. Edhe pse shumë gra në gjykata kërkojnë lirimin e të afërmit të dhunshëm, kryesisht me argumentin se burgosja e familjarit ju ka sjellë vështirësi ekonomike për rritjen e fëmijëve./ Top Channel

Scroll to Top