Bie nga 60 metra lartësi, ndodh mrekullia për 40-vjeçaren

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një grua nga Kolorado, e cila i mbijetoi një rënie prej 60 metra lartësi gjatë një ecjeje në Kaliforni, është një vullnetare aktive e cila kohët e fundit po ushqente të pastrehët në Skid Row. Ruth Woroniecki 40 vjeç, nga Thornton, përjetoi një mrekulli Krishtlindjeje pasi i mbijetoi rënies në malet San Gabriel më 24 dhjetor.

Familja e saj që atëherë ka zbuluar se dy ditë para festës, Ruth po shpërndante ushqime, veshje dhe furnizime të tjera për të pastrehurit në lagjen e varfër Skid Row të Los Anxhelosit.

Ajo pësoi  një plagë të rëndë në kokë dhe frakturë në qafë nga rënia. Motra e saj, Sarah, tani ka hapur një faqe GoFundMe për të ndihmuar në pagesën e operacionit kompleks të rruazave që i nevojiten në mënyrë që të shërohet dhe të kthehet për të ndihmuar të tjerët.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Woroniecki u largua nga kampi i familjes së saj në Lytle Creek rreth orës 5 të mëngjesit në prag të Krishtlindjes për të bërë udhëtimin deri në Cucamonga Peak, sipas autoriteteve të zonës. Sarah tha se ndërsa motra e saj ishte një alpiniste e zjarrtë.

Ky udhëtim ishte hera e parë që ajo shkoi në kushte dëbore dhe nuk ishte në dijeni të pajisjeve speciale dhe çizmeve që i duheshin për të zbutur rrezikun. Ndërsa Woroniecki po kthehej në kampingun e saj, ajo rrëshqiti në akull dhe në një lartësi prej 60 metrash, duke rënë mrekullisht në një pemë të thyer ose përndryshe do ishte një goditje fatale.

“Ajo u shpëtua nga alpinistët e tjerë përreth saj, duke ofruar palltot e tyre dhe duke e ndihmuar atë të mbante një fashë në kokë,” tha Sarah. “Pasi kuptoi shkallën e lëndimeve të saj, një nga alpinistët nisi kërkesë ndihme urgjente ndaj spitalit.

Vëllai i saj, Joshua, tha në një postim në Facebook se motra e tij ka qenë në spital për pesë ditët e fundit, duke iu nënshtruar disa operacioneve dhe qepjeve. “Është një mrekulli që ajo është gjallë”, ka shkruar ai.

Familja e saj tha se entuziastja është një vullnetare që ka shkuar në Brazil, Kili dhe Filipine për të ndihmuar ata në nevojë. “Motra ime nuk është një person i zakonshëm, ajo është një nga njerëzit më të sjellshëm, më të sinqertë dhe më të dashur që do të takoni ndonjëherë”, ka shkruar Sarah për motrën e saj.

“Ajo ia ka kushtuar jetën e saj ndihmës së të tjerëve dhe e kalon gjithë kohën e saj në këtë vend, ose në shumë vende të botës së tretë, në jetimore, spitale, në rrugë, shtëpi për të moshuarit, qendra të paraburgimit për të mitur dhe burgje.

Përpara se të shkonte në operacion, Woroniecki dërgoi një mesazh përmes familjes së saj, duke falënderuar shpëtimtarët e saj dhe duke riafirmuar besimin e saj, gjë që nxit punën e saj vullnetare. “Unë e di që Zoti është një baba aq i mirë sa ka një plan për të përballuar dhimbjen”, tha mesazhi i saj, sipas CBS.

“Kushdo tjetër që vuan, thirri Jezusit dhe ai do të të ndihmojë. Unë do të doja të them një falënderim të thellë nga zemra për ekipin e shpëtimit dhe për alpinistët që më ndihmuan dhe qëndruan me mua.’

Scroll to Top