Marrëveshje Shqipëri-Britani për trasferimin e të burgosurve, personat e parë vijnë në Tiranë në janar

Jil
Jil
3 Min Read

Te denuarit ose te arrestuarit shqiptarë në burgjet britanike do të dërgohen në shtëpi për të vuajtur dënimin e tyre në një gjest vullneti të mirë nga qeveria e Tiranës, raporton Daily Mail.

Sipas artikullit, 50 të burgosur tashmë kanë dalë vullnetarë për t’u transferuar nga burgjet britanike në ato shqiptare si pjesë e marrëveshjes së re.

Dhjetë burrat e parë pritet të deportohen me avion çarter gjatë javëve të para të janarit, mundi të zbulojë Daily Mail.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ky duket se eshtë një ‘hap i parë’ nga të dy kombet drejt largimit rutinë të qindra kriminelëve shqiptarë të burgosur, duke kursyer miliona paund para të taksapaguesve britanikë dhe duke krijuar hapësirë ​​në burgjet e stërngarkuar.

Të gjithë të burgosurit e dërguar në shtëpi do të vuajnë ne Shqiperi, dënimin e plotë të vendosur nga gjyqtarët e Mbretërisë së Bashkuar.

Deri më tani, deportimet e Home Office në Tiranë përfshinin ose persona qe kane mbaruar dënimet në Mbretërinë e Bashkuar ose njerëz që ndodheshin në Britani ilegalisht.

Një burim nga qeveria shqiptare tha dje se bisedimet intensive mes Ministrisë së Drejtësisë së Britanisë dhe ministrit shqiptar Ulsi Manja, kanë çuar në një pakt për transferimet e para në burg.

“Ne kemi kapacitete të kufizuara në burgjet tona. Por për të treguar se jemi gati të përmbushim detyrimet tona ndaj Britanisë së Madhe, ne kemi rënë dakord të presim 50 shqiptarë që kanë shprehur gatishmërinë për t’u kthyer”, shtoi burimi.

Shtetasit shqiptarë përfaqësojnë rreth 10 për qind të të huajve të mbajtur në burgjet angleze dhe të Uellsit. Në numërimin e fundit kishte më shumë se 1,336, numri më i madh i kriminelëve jashtë shtetit pas hekurave.

Megjithëse grupi i parë i të dëbuarve kanë rënë dakord të kthehen, marrëveshja Shqipëri-MB thotë se të burgosurit mund të transferohen në të ardhmen pa pëlqimin e tyre.

Vendimet e gjykatës për ata që janë caktuar për largim janë dërguar në Tiranë sepse pakti thotë se Shqipëria duhet të marrë sigurinë se dënimi i tyre i përshtatet krimit të kryer prej tyre përpara se të jepet drita jeshile për transferimin.

Burimi i lajmit

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *