JiL.al - Jeto i Lumtur

Pse shpërtheu në lot Kejvina Kthella në kuzhinë?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vlorë- Dalin pamjet e djegies së dy furgonave dhe një makine të biznesmenit në Vlorë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “24 Maji”, saktësisht rreth orës 02:00. Dy persona të paidentifikuar kanë djegur tre makina të parkuara në anë të rrugës.

Mësohet se mjetet janë në pronësi të Zamir Kormuzit, biznesmen në qytetin e Vlorës.

Ky i fundit ka dhënë deklaratën e tij në polici se nuk ka konflikte me askënd, po  dyshon se kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të konkurrencës.

Ndërkohë, kanë dalë edhe pamjet, kur dy persona të veshur me të zeza dhe me kapuç vijnë qetësisht me dy bidona benzinë, spërkasin dy fugonat dhe më pas i vënë flakën, para se të largohen me shpejtësi.noa.al

Scroll to Top