Një person i maskuar dhe i armatosur është futur në një market në Greqi për të grabitur, duke terrorizuar pronaren dhe klientët.
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga momenti kur autori futet në market në Liosia, dhe drejton armën fillimisht nga pronarja e më pas ndaj një klienteje e cila kishte në krah foshnjën e saj.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Pronarja e market ka deklaruar se edhe pse kishte arritur të shtypte butonin e alarmit që njofton kompaninë e sigurisë, ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe autori arriti që të largohej me paratë që ndodheshin në kasë.
Për fat të mirë, autori nuk ka qëlluar me armë, por është larguar sapo ka marrë paratë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.