JiL.al - Jeto i Lumtur

Blen makinë me dokumente të rregullta, prokuroria ia sekuestron se është përdorur në krim….

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në Fier për të trajtuar denoncimin e një qytetari nga Shkodra të quajtur Xhuliano Danzha. Në tetor 2021, me anë të një prokure, motra e tij bleu me kontratë një automjet, që Xhuliano e kishte gjetur në një faqe online.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjithçka u duk në rregull, deri në momentin kur Xhulianon e ndaloi policia në Tiranë, me argumentimin se mjeti që po përdorte ishte i shpallur në kërkim për një vepër penale të ndodhur në Fier.

Së bashku me mjetin, policia sekuestroi edhe dokumentat shoqëruese dhe çështja i kaloi prokurorit të Fierit, Andi Pogaçe. Sipas hetimeve, ky mjet ishte përdorur për kryerjen e disa veprave penale.

“Unë kam blerë një makinë në vitin 2021 në Tetor, dhe makina ka dalë me problem. Ka qenë jashtë shtetit, në Francë, dhe ka janë marrë familjarët e mi me këtë punë. E kanë parë makinën dhe kanë bërë në Lezhë pranë zyrës noteriale kontratën dhe çdo gjë në rregull, për një Volksëagen tip Passat. Makina u vendos në emrin e motrës në kontratën e shit-blerjes. Pas 3 ditëve është bërë ndërrimi i pronësisë në Shkodër. Ka qenë e një personi, Gazmir e kishte emrin, por ai nuk ishte prezent, kishte lënë një prokurë të nuses së tij për ta shitur makinën. Ka vajtur babai me motrën tek noteri dhe ka dalë RBS e pastër. Nga RBS janë vazhduar procedura të tjera dhe është blerë mjeti. Po bëja xhiro, më datë 20 Janar më ndaloi Policia e Tiranës dhe më thanë që makinën e ke në kërkim. Në komisariat më thanë që makina ka bërë vjedhje në vitin 2021, domethënë 8 muaj përpara se ta bleja unë. Ka ardhur Policia e Fierit dhe më ka marrë në Shkodër e më kanë prurë këtu në Fier. Më kanë sekuestruar lejen e qarkullimit, certifikatën e pronësisë, çelësin e makinës, të gjitha”, thotë Xhuliano Danzha.

Megjithëse Xhuliano është pronar i rregullt i automjetit, prokurori nuk ia kthen me arsyetimin se është përdorur për vepra penale, të kryera prej shtetasve të tjerë.

Xhuliano e ka ankimuar vendimin dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit vendosi që mjeti t’i kthehet pronarit, pra në këtë rast Xhuliano Danzhës, i cili e ka blerë sipas të gjitha rregullave dhe me dokumentacion.

Aktualisht çështja ndodhet në Apelin e Vlorës. /tvklan.al

Scroll to Top