Valë masive e Covid në Kinë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ky filmim tregon se në spitalet e Shangait ka dyndje aq të lartë pacientësh që kërkojnë ndihmë, sa shumë prej tyre po futen në oksigjen në ambientet e jashtme pasi shtretërit janë ezauruar. Edhe pse autoritetet kineze si gjithmonë janë hermetike me të dhënat për pandeminë, shpërthimi i një vale të re infektimesh është i qartë dhe kjo dëshmohet edhe nga shtimi i rasteve të vdekjeve. Dyndje prenotimesh për ceremonitë mortore ka edhe në agjencitë e funeraleve.

Rritja e rasteve lidhet me qarkullimin e variantit Omikron që në Kinë po ndodh më vonë se në pjesën tjetër të globit, por edhe për shkak të lehtësimit të masave. Autoritetet vendosën këtë javë, që pas gati 3 vitesh të hiqet karantina 3 javore për personat që hyjnë në vend, duke nisur nga 8 Janari.

Kjo ka bërë që kinezët të dynden për të udhëtuar jashtë vendit, duke alarmuar shumë vende të botës. Sipas një prove me tamponë në aeroportin Malpensa të Milanos, gjysma e shtetasve kinezë që kanë hyrë kanë qenë të infektuar. Qeveria italiane urdhëroi testimin e të gjithë turistëve kinezë që hyjnë në Itali me avion dhe analizimin e tamponëve pozitivë për të monitoruar qarkullimin e ndonjë varianti të ri të rrezikshëm, mbi bazën e të cilit do të merren masa për një ashpërsim të mundshëm të rregullave të hyrjes.

Tv Klan

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top