Kejvina Kthella është një ndër banoret më të komentuara brenda shtëpisë së BBV Albania. Së fundmi, ajo ka zbuluar se ka patur një lidhje dashurie që ka zgjatur 3 vite.
Jo vetëm kaq por bukuroshja e ekranit tha se nuk ka pasur aspak drama në marrëdhënien e tyre.
“Nuk më erdhi në majë të hundës, thjesht mbaroi”, tha ndër të tjera Kejvina. Modelja ka treguar se ka patur 2 lidhje dashurie, që në fakt kanë rezistuar.
Nëse ka diçka për të cilën ankohen të gjithë banorët e “Big Brother Vip”, janë pikërisht të gërhiturat e Luzi Ejllit. Por modelja Kejvina Kthella e ka përjetuar më shumë mungesën e gjumit për shkak të gërhiturave të Luizit, madje mëngjesin e sotëm ka shpërthyer në lot.
Ajo sapo u zgjua ishte në kuzhinë ku qau, për të vijuar më pas edhe në oborr, ku as aty nuk i mbajti dot lotët.
Më vonë këtë ditë, Kejvina pati një bisedë edhe me Luizin, të cilin e quajti “zhurmues”. Ndërsa edhe Luizi iu përgjigj duke i thënë “zhurmuesi i tët eti.”
Pjesë nga biseda e tyre brenda “Big Brother VIP Albania”:
Kejvina: Ti je zhurmues. Zhurma!
Luizi: Ça the? Zhurmuesi unë, zhurmuesi i tët eti.
Kejvina: I tëndit pra!
/iconstyle.a