JiL.al - Jeto i Lumtur

Shkoi i plagosur në spital, por gënjeu për ngjarjen. Arrestohet 35-vjeçari bashkë me 2 shokët e tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Elbasanit. Policia ka njoftuar se i riu, me iniciale F.M, ka shkuar në spital mbrëmjen e së premtes për mekim në spital me një plagë në këmbë që dyshohet se është shkaktuar nga një armë zjarri.

Mirëpo gjatë marrjes në pyetje nga policia, i riu ka deklaruar se ishte rrëzuar nga motori dhe u dëmtua me një hekur. Ai ka thënë se kjo ngjarje ka ndodhur në vendin e quajtur “Harqet” në qytetin e Elbasanit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në lidhje me këtë ngjarje, uniformat blu njoftojnë se kanë vënë në pranga edhe dy shokët e të plagosurit, Sh. H., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç.

“Gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar rrethanat e vërteta të ngjarjes

”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë send të kundraligjshëm, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes të pretenduar nga 35-vjeçari.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”./tvklan.al

Scroll to Top