Një shpërthim me eksploziv ka tronditur mbrëmjen e sotme lagjen “18 Tetori” në Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 dhe tritoli u vendos në banesën e familjes Turku, që ndodhet në Angli dhe aty jeton kunati Altin Lamçe, që është biznesmen fruta perimesh.
Policia njofton se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në dy automjetet e parkuara, pasi eksplozivi u hodh në oborrin e shtëpisë private, sikur duket edhe nga fotoja e publikuar nga “5pyetjet.al”.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Kjo është hera e dytë që i vendoset eksploziv Lamçes. Hera e parë ishte në 1 Nëntor të këtij viti, ku sërish brenda ishte e gjithë familja.
/5pyetjet.al