Bes Kallaku i ka uruar të gjithë për Vitin e Ri me kartolinën më të bukur familjare. Ai ka pozuar krah Xhensilës dhe vajzës së tyre Ajkës në një ambient festiv.
“Gëzuar nga shpaja Kallakut!!! Zoti j’u rujt. Bekime, gjumin e omël e zemrën plot!”, ka shkruar Besi.
Kujtojmë se Besi dhe Xhensila u përfolën para ca ditësh për një krizë martesore, por dyshja treguan se janë sërish bashkë e më të lumtur se kurrë.