Një autobus ka marrë flakë mesditën e sotme në Lushnje. Policia bën me dije se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit gjatë lëvizjes. Nuk raportohet për dëme në njerëz.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip autobus, me drejtues shtetasin A. T.
Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al