JiL.al - Jeto i Lumtur

“Mos më provoko”/ ‘Ndizen’ sërish gjakrat mes Oltës dhe Zhaklinës: Ka ardhur të bëhet e famshme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dita e parë e vitit 2023 dhe Olta me Zhaklinën e kanë nisur ashtu si e kanë mbyllur vitin e kaluar. Pas një përqafimi në orën 00:00, kur dukej se gjërat ishin rregulluar mes tyre, një episod sot ka nxehur sërish gjakrat mes tyre.

Olta po lante enët, si kusht i vendosur nga Vëllai i Madh për të dalë nga rulota. Zhaklina u afrua për të lënë filxhanin e saj dhe Olta e quajti provokim. Më vonë ajo tha se Zhaklina vepron për famë në shtëpinë të famshme.

“Do ta shkatërroj Zhaklinën, mbajeni mend, Do ta shkatërroj, më vjen keq se ka ardhur të bëhet e famshme këtu, por do rri shumë shkurt e shkreta, nuk i ka bërë llogaritë mirë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Është njeriu më pa rëndësi në shtëpi, rri vetëm, asnjë nuk i afrohet. Duhet ta shikojmë që ka një gotë caji personale. Nëse do kisha pirë unë me atë gotë do shikonit spektakël nga ana ime” , tha ajo.

Scroll to Top