Ushtria ruse tha sot se bombardimet që goditën disa qytete të Ukrainës, përfshirë Kievin në natën e Vitit të Ri, kishin për qëllim objektet e prodhimit të dronëve.
“Më 31 Dhjetor 2022, Forcat e Armatosura Ruse kryen një sulm ajror me rreze të gjatë kundër objekteve të industrisë së mbrojtjes ukrainase të përfshira në prodhimin e dronëve”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
“Planet e regjimit të Kievit për të kryer sulme terroriste kundër Rusisë në të ardhmen e afërt janë penguar”, theksohet në deklaratë. Moska shpesh i përshkruan si veprime terroriste operacionet e kryera nga ushtria ukrainase në tokën ruse.
Ushtria ruse theksoi gjithashtu se do të vazhdojë ofensivën e saj në rajonin e Donetskut të Ukrainës Lindore , ku aktualisht është përqendruar pjesa më e madhe e luftimeve. Sulmet ruse që synonin Kievin dhe qytetet e tjera të Ukrainës të shtunën lanë tre të vdekur dhe 50 të plagosur./tvklan.al