Fjoralba Ponari uron ndjekësit për Vitin e Ri

Jil
Jil
2 Min Read

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’.

Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Së fundmi bukuroshja ka vendosur që t’ju urojë Vitin e Ri ndjekësve të saj me një foto të saj dhe partnerit të zemrës si dhe 2 maçokëve të tyre. E mund të themi se kjo ishte një nga kartolinat më të bukura.

Muajn e kaluar është zhvilluar finalja e Botërorit, ku kampione u shpall Argjentina. Fjoralba ka arritur ta parashikoj rezultatin e kësaj ndeshje e këtë na e ka vërtetuar vetë ajo, duke na treguar disa mesazhe që ka shkëmbyer me një mikeshën e saj, ku përveç se ka treguar se Argjentina do të fitoj, por edhe që ndeshja do të mbyllet me penallti. Nga biseda kemi kuptuar se kjo nuk është e vetmja ndeshje e këtij Botërori, rezultatin e të cilit Fjoralba ka arritur ta gjejë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *