JiL.al - Jeto i Lumtur

Pa ushqim dhe pa ujë, prej dy ditësh 35 metra nën tokë, operacion maratonë për të shpëtuar 10-vjeçarin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dhjetëra ekipe shpëtuese në Vietnam po përpiqen të shpëtojnë një djalë 10-vjeçar, i cili ra dy ditë më parë në një kolonë betoni, të zbrazët, 35 metra nën sipërfaqen e tokës në një kantier ndërtimi në pjesën jugore të vendit.

Thai Lee Hao Nam dhe miqtë e tij po kërkonin për skrap në momentin kur 10-vjeçari u rrëzua dhe ra në kolonë, e cila është vetëm 25 cm e gjerë.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në një kantier ku po ndërtohej një urë në provincën jugore të Dong Thap, tha një punonjës shpëtimi për AFP.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Ne po bëjmë më të mirën. Nuk mund të themi ende se në çfarë gjendje është djali ”, shtoi ai.

Sot, shpëtimtarët nuk morën asnjë përgjigje nga djali kur ulën një kamerë në shtyllë për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të tij.

Autoritetet ” nuk janë të sigurt për gjendjen aktuale të djalit.

Ai ka ndaluar komunikimin me botën e jashtme, megjithëse vazhdon të furnizohet me oksigjen “, raportoi gazeta Vietnameze Tuoi Tre.

Scroll to Top