JiL.al - Jeto i Lumtur

“Opozita të dalë me një kandidat të vetëm!”, aleati i PD thirrje: Eshtë në shërbim të Ramës cdo…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kur na ndajnë 5 muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit, kryetari i Partisë Republikane dhe aleati historik i PD, Fatmir Mediu ka bërë thirrje që opozita të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet për kryetar bashkie.

Me anë të një post imi në Facebook, Mediu shkruan se çdo justifikim për të dalë me më shumë se një kandidat i shërben pushtetit të Edi Ramës.

Sipas tij, opozita duhet të ndërtojë një marrëveshje brenda vetes, ku këshilltarët për këshillat bashkiake të jenë ata që marrin me shume vota.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Opozita duhet të dali me një kandidat të vetëm në zgjedhjet bashkiake.

Çdo justifikim për të dalë me shumë sesa 1 kandidat i shërben pushtetit të Edi Ramës.

Çdo parti politike opozitare duhet të dali me listën e vetë të këshilltarëve. Të gjithë kandidatët për kryetar bashkie duhet të përfshijnë në shtabet e tyre elektorale të gjithë këshilltarët e subjekteve politike opozitare. Çdo votë për këshilltarë duhet të jetë votë për kandidatin.

Opozita duhet të ndërtojë një marrëveshje brenda vetes, ku këshilltarët për këshillat bashkiake të jenë ata që marrin me shume vota.

E djathta pa garë nuk ka vlerë”, shkruan Mediu.

Scroll to Top