Gjykata e Lartë e Iranit konfirmoi një tjetër dënim me vdekje për një pjesëmarrës në protestat që kanë tronditur vendin që nga shtatori, duke e çuar numrin e personave të dënuar në më shumë se 20.
Burri, i identifikuar si Mohammed B., u dënua si i akuzuar për plagosje të forcave të sigurisë me një armë.Sipas opinionit ligjor islamik në Iran, akuza ishte “luftë kundër Zotit”, e cila dënohet me vdekje.
Ai u akuzua gjithashtu për djegien e një ndërtese qeveritare.
Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë denoncuar në mënyrë të përsëritur procedurat e shkurtuara ligjore.
Pasi të konfirmohen nga Gjykata e Lartë, vendimet nuk mund të apelohen më. Deri më tani, dy demonstrues janë ekzekutuar në Iran për përfshirjen e tyre në protesta. Sipas raporteve të mediave iraniane, më shumë se 20 protestues të tjerë janë në listën e dënimeve me vdekjetë gjyqësorit.
Mbi 500 demonstrues janë vrarë në protesta, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.
Goditja e dhunshme ndaj protestuesve dhe veçanërisht dy ekzekutimet u dënuan brenda dhe jashtë vendit. Në fundjavë, forcat e sigurisë në qytetin kurd të Jawanrud në veriperëndim të vendit goditën përsëri me dhunë një shërbim funerali për protestuesit e vrarë.
Protestat mbarëkombëtare në Iran u shkaktuan nga vdekja e Jina Mahsa Amini në paraburgim më 16 shtator 2022./REL