JiL.al - Jeto i Lumtur

 ”Kercet” arma në Durrës, plagoset nje person

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një sherr banal mes dy personave në Sukth të Durrësit ka degraduar në përdorimin e armës së gjahut, këtë të martë të 3 janarit.

Një 28-vjeçar ka përfunduar në spital nga plagët e shkaktuara nga çiftja, pasi është qëlluar nga shtetasi G.H.

Autori i dyshuar i ngjarjes ia ka mbathur dhe është në ndjekje nga policia.

Sipas bluve, shtetasi L. P., 28 vjeç, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

NJIFTIMI I POLICISE

Më datë 03.01.2023, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje.

Scroll to Top