JiL.al - Jeto i Lumtur

Plagosi me armë 28-vjeçarin në Durrës per nje vend parkimi, arrestohet autori..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Është arrestuar 32-vjeçari Gëzim Hoda banues në Perlat Manzë, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë gjahu 28-vjeçarin.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

I plagosuri ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Behet me dije se konflikti ka filluar per nje vend parkimi.

Njoftimi: Plagosi me armë gjahu (çifte) një 28-vjeçar, kapet pas një orë ndjekje nga Policia dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të informacionit të dhënë pak minuta më parë, sipas të cilit, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gëzim Hoda ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të shtetasit G. H. dhe pas 1 orë ndjekje, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit G. H., 32 vjeç, banues në Perlat, Manzë.

Ndërkaq, i plagosuri, shtetasi L. P. aktualisht merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top