Aksident me vdekje, makina përfundon në lumë…

Jil
Jil
2 Min Read

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën nacionale Leposaviç-Mitrovicë, Kosovë, ku një makinë ka përfunduar në lumen Ibër.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Për arsye ende të paditura, drejtuesi i makinës ka humbur drejtimin e mjetit, duke rënë në lumë.

Sipas policisë në Kosovë, trupi i pajetë i viktimës është gjetur në orët e para të mëngjesit sot, kur ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin automjetin nga lumi, së bashku me shoferin i cili ishte pa shenja jete.

Njoftimi i policisë

“Në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është përfshirë një veturë, e cila derisa ishte në lëvizje (drejtuesi i panjohur) dyshohet për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin ‘Ibër’”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, në kërkim të drejtuesit dhe veturës të cilët gjatë natës nuk kanë arritur ta gjejnë. Kërkimi ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit, ku është gjetur dhe nxjerrë automjeti së bashku me vozitësin i cili ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent për të vazhduar me procedurat e mëtejme”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *