JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrau 31-vjeçarin nga Kukësi, historia e ‘Kobrës’: Makinat i kombinoj me rrobat (FOTO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dibran Hoxhaj, i njohur edhe me nofkën “Kobra”, pronari i lokalit të natës me të njëjtin emër në Prizren, është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi Visart Cengu në orët e para të së martës së 3 janarit.

Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një automjeti me të cilin po largoheshin pas sherrit në lokal, tre të rinj nga Kukësi.

Nga të shtënat mbeti dhe një tjetër i ri i plagosur.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sipas mediave në Kosovë, Hoxhaj është i njohur për jetën e tij super luksoze dhe problemeve me drejtësinë, e zakonisht shfaqej nëpër emisione televizive me 25 truproja.

Vrau 31-vjeçarin nga Kukësi, historia e ‘Kobrës’:

Dibran Hoxhaj ka dosje të “pasur” në Policinë e Kosovës. Lokali i tij “Kobra City” që ndodhet në Prizren, ka pasur raste të tjera kur është bastisur nga Policia pas ngjarjeve që kanë ndodhur aty që kanë dashur dhe ndërhyrjen e uniformave blu.

Sipas Express, Hoxhaj ka deklaruar se ka kryer 189 vepra penale. Ai ekspozohet shumë në rrjete sociale dhe e do famën. Hoxhaj jep dhe intervista televizive ku tregon jetën e tij superluksoze.

Është i apasionuar pas florinjve, makinave të shtrenjta dhe jetës së natës.

Mbante varëse të trasha ari, unaza, vëth e byzylykë.

Ndërsa në intervistat e tij ai ka deklaruar se makinat i kombinon me veshjet.

Vrau 31-vjeçarin nga Kukësi, historia e ‘Kobrës’:

Në “TikTok”, ka rreth 200 mijë ndjekës. Hoxhaj pohonte se ishte “penduar” për veprat penale që ka kryer, ndërsa sot dyshohet për vrasjen e një 31-vjeçari nga Kukësi.

“Jam pendu dhe i sugjeroj gjithë rinisë që mos ta zgjedhin këtë rrugë për jetën time. Është jetë e vështirë dhe jo të gjithë e kanë këtë fat që ta mbijetojnë”, deklaronte Kobra në një intervistë televizive disa kohë më parë, shkruan ndër të tjera Express.

Lëndime të rënda e të lehta trupore, armëmbajtje pa leje, kanosje, janë disa nga veprat penale, për të cilat Dibran Hoxhaj apo i njohur ndryshe me pseudonimin “Kobra”, është dënuar plot 16 herë gjatë periudhës kohore 2007 – 2021.

“Kobra” deklaronte gjithashtu se mosmarrëveshjet me njerëzit atij i kanë filluar pas hapjes së lokalit.

“Shumica e veprave (penale) kanë ardhë pas hapjes së lokalit “Kobra City” dhe aty kanë fillu mosmarrëveshjet me njerëz”.

Vrau 31-vjeçarin nga Kukësi, historia e ‘Kobrës’:

Vrasja e Visart Cengut

Në lokalin e Dibran Hoxhajt ka ndodhur edhe sherri për faturën 400 euro që kishte shkuar porosia në tavolinën e tre të rinjve nga Kukësi.

Pas konfrontimit fizik, tre të rinjtë që nuk kanë qenë të armatosur, janë qëlluar me armë nga Hoxhaj teksa ata kanë qenë duke u larguar me makinë nga lokali.

Si pasojë e plagëve të marra 31 vjecari Visart Cengu ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit, ndërsa 27-vjeçari Rufgen Shehu, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Scroll to Top