Nëna 29-vjeçare në Greqi, që akuzohet se hodhi në lumë foshnjën e saj natën e ndërrimit të viteve, ka dëshmuar përpara policisë greke se nuk është ajo autore e ngjarjes së rëndë.
Ajo ka theksuar se foshnja ka rënë aksidentalisht në ujërat e akullta të digës së Aliakmonasit.
“Nuk e vrava fëmijën, ai u zvarrit dhe ra në ujë” , është shprehur ajo përpara hetuesve.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
“Isha duke e mbajtur në krahë kur më ra nga duart në ujë. Nuk mund të hidhesha në ujë për ta nxjerrë jashtë. Më akuzojnë për gjëra që nuk i kam bërë. E doja shumë vajzën time”, tha ajo, ndërsa pohoi se kishte shkuar me të bijën në skelën e digës së Aliakmonasit për të luajtur.
Të njëjtin qëndrim ajo pritet ta mbajë edhe nesër paradite kur do të dalë para hetuesisë në Gjykatën e Verisë. Mësohet se nesër foshnja do të kishte ditëlindjen dhe do të mbushte një vjeç.
Ndërkohë vëllai i saj ka përmendur se “ajo e donte shumë fëmijën e saj, flinte me të. Nuk e di se çfarë e shtyu atë drejt këtij akti”.
Sipas vëllait të të pandehurës, një punonjës social vizitonte shtëpinë ku jetonte 29-vjeçarja me foshnjën, nënën dhe gjyshin e saj, por së fundmi i kishte ndërprerë vizitat.
“Nuk kishte ardhur që nga gushti, gjithsej kanë qenë dy-tri herë në shtëpi. Motra ime ishte në mjekim, por kohët e fundit e kishte ndërprerë atë. Dukej mirë dhe e donte fëmijën”, thotë ai.
Vëllai i 29-vjeçares ka shtuar se nuk mund ta kuptojë se çfarë e çoi gruan në aktin e shëmtuar, ndërsa siç thotë ai, kur ajo u largua nga shtëpia me foshnjën në natën e ndërrimit të viteve, nuk u tha familjarëve se ku po shkonte.
“Kur u kthye pa fëmijën, gjyshi thirri menjëherë policinë. Ai thoshte se ku është fëmija dhe ajo thoshte se ishte mirë dhe ne menduam se ishte me babain e tij”, vëren ai.
Sipas tij, motra e tij ishte shtruar disa herë në të kaluarën në një Klinikë Psikiatrike, ndërsa herën e fundit ishte shtatzënë.
29-vjeçarja pritet të dërgohet në hetuesi mëngjesin e nesërm dhe sipas informacioneve ajo ka kontaktuar mëngjesin e sotëm me familjarët për t’i kërkuar rrobat dhe sendet personale.