JiL.al - Jeto i Lumtur

​Ekonomia në Shqipëri do të ngadalësojë, ky është parashikimi i FMN-së

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet ndjeshëm në vitin 2023. Kriza globale e çmimeve dhe presionet inflacioniste mbeten rreziqet kryesore duke bërë që si qeveria ashtu edhe organizmat ndërkombëtare të kenë projeksione më pesimiste për ecurinë e ekonomisë.

Parashikimin më konservator e bën Fondi Monetar Ndërkombëtar sipas të cilit ekonomia shqiptare do të rritet me vetëm 2% në vitin 2023, më e ulëta sipas tij në rajon.

Ndikimi i luftës në Ukrainë, rritja e çmimit të energjisë dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike botërore shihen si faktorët kryesorë edhe nga Banka Botërore që pritet të ngadalësojnë edhe ritmet e rritjes ekonomike të vendit tonë.

Në vlerësimet e saj të fundit, Shqipëria pritet të ketë rritjen e prodhimit të brendshëm bruto 2.3% për vitin 2023, nga 3.2% të pritshëm në 2022 ndikuar nga ecuria mjaft pozitive e turizmit. Thuajse në të njëjtat nivele e parashikon edhe Banka e Shqipërisë rritjen ekonomike për 2023, në 2.4% ndërsa evidenton inflacionin e lartë si rrezikun kryesor të ekonomisë.

Më optimiste ndërkohë është qeveria që në skenarët e saj më negativë pret që në vitin 2023 ekonomia të zgjerohet me vetëm 2.6%, dukshëm me rënie krahasuar me pritshmëritë e vitit 2022 në 3.7%./TCh/

Scroll to Top