JiL.al - Jeto i Lumtur

Përgjaken rrugët nga aksidentet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

2 persona humbën jetën, ndërsa 5 të tjerë u plagosën në dy aksidente të ndryshme të ndodhura pasditen e së martës në Divjakë.

Ngjarja e parë rrugore ndodhi në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, teksa shtetasi Leonard Dushku ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Si pasojë, ai ndërroi jetë në vend, ndërsa të lënduar mbetën 4 persona të tjerë të moshave nga 18 deri në 24 vjeç, që ishin pasagjerë në automjet.

Ata u dërguan në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Policia pasi mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkak është bërë shpejtësia e lartë.

Vetëm pak minuta më vonë në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, ndodhi një tjetër aksident i ngjashëm me një viktimë. Kësaj here një shtetase me inicialet B.A teksa drejtonte një automjet tip “Opel”nuk ka parë kthesën dhe ka vazhduar rrugën drejtë. Për pasojë humbi jetën nëna e saj që ishte pasagjere në automjet, shtetasja Hasime Alcani, ndërsa vet drejtuesja e mjetit u plagos dhe u dërgua në spital.

Tv Klan

Scroll to Top