JiL.al - Jeto i Lumtur

Flet xhaxhai i Visart Cengut: Nipi u qëllua brenda makinës nga prapa, plumbi i kapi zemrën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në orët e para të së martes një konflikt në lokalin “Kobra City” në Prizren solli një person të vrarë dhe një të plagosur.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Viktima që vdiq nga ky rast është Visart Cengu, nga Kukësi, ndërsa lidhur me ngjarjes tragjike ka folur xhaxhai i viktimës, Besim Cengu.

Ai në një intervistë për Klan Kosovën tha se nipi i tij ishte qëlluar në makinë nga prapa.

Zbulohet arsyeja, “Kobra” vrau Visart Cengu dhe plagosi Rufgen Shehun për faturën 400 euro
“Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”,- tha Cengu.

Lidhur me rastin janë arrestuar 6 persona, në mesin e tyre si i dyshuar kryesor edhe pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj.

Deri më tani, sipas Prokurorisë mendohet se shkak për konfliktin dyshohet të jetë një faturë prej 400 eurosh.

Scroll to Top