S’i ndaloi ‘Shqiponjave’, i shau u arratis me makinën me xhama të zinj, pezullohet efektivi që u kap me…

Jil
Jil
1 Min Read

Përjashtohet nga radhët e policisë një efektiv, i cili nuk kishte respektuar rregullat e qarkullimit, duke thyer urdhrin e kolegëve të tij.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Bëhet fjalë për të riun Renato Feri, i cili u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta në muajin dhjetor që sapo lamë pas.

Ndonëse kolegët e tij i kishin bërë shenjë që të ndalonte, polici jo vetëm që nuk i është bindur, por pasi i ka ofenduar ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik dhe efektivët.

Ndërkohë që arratia e tij ka zgjatur vetëm pak, pasi është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit në mjet iu gjet dhe një sasi kanabisi.

Po ashtu BalkanWeb mëson se babai i efektivit të arrestuar, Arian Feri, është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Ndërkohë që urdhri i përjashtimit të të riut është bërë me urdhër të drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *