Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ reagon e revoltuar për banorët e ‘Big Brother vip 2’: Ju lutem…

Jil
Jil
1 Min Read

Moderatorja Fjoralba Ponari është e revoltuar nga sjellja e banorëve të “Big Brother Vip 2”. Një klip i transmetuar mbrëmë gjatë Prime-it të “Big Brother Vip Albania”, solli shumë diskutime jo vetëm në shtëpi por edhe jashtë saj, nga publiku.

Pamjet tregonin banorët duke përdorur një fjalor jo të hijshëm për njëri-tjetrin, bullizëm dhe imitime tallëse

. Në lidhje me këtë banorët diskutuan gjatë spektaklit, disa duke kërkuar falje e duke përdorur shpesh fjalën “artist”. Pas këtij diskutimi një reagim ka ardhur edhe nga moderatorja Fjoralba Ponari.

Në një Instastory, Fjoralba shkruan:

A mundet dikush t’i informojë banorët mbi diferencën e termave VIP dhe Artist? Ju lutem. Por pasi t’i kenë shpjeguar homofobinë, shëndetin mendor, bullizmin dhe minimalisht moscënimin e të drejtave bazike njerëzore!”, ka shkrar ajo.

Në një komunikim zyrtar nga “Big Brother”, Arbana zbuloi se të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother janë në nominim këtë javë, pasi “Big Brother” vendosi t’i ndëshkojë për gjuhën fyese, të papërshtatshme , dhe mos respektimin e vazhdueshëm të rregullave.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *