Nuk i pranoi kritikat e tij, Arbër Hajdari injoron Olta Gixharin…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

    Mbrëmja e djeshme e “Big Brother Vip Albania” ka rezervuar debate të shumta. Të gjithë banorët janë përballur me sjelljet e tyre të bëra gjatë javës në shtëpi, ku duhet thënë kanë mbizotëruar sharjet dhe ofendimet mes njëri-tjetrit.

    Teksa këto sjellje janë komentuar në studio nuk ka munguar edhe ndërhyrja sigurisht e opinionistëve të “Big Brother Vip”, Zhaklina Lekatarit dhe Arbër Hajdarit.

    Fundja kjo është puna e tyre. Në një moment Arbri i është drejtuar Olta Gixharit duke i thënë që bën “zhurmuesen”.

    Ky “epitet” nuk i ka pëlqyer aspak aktores, e cila e ka konsideruar si bullizëm. Teksa Arbana i ka kërkuar Arbrit t’i përgjigjet Oltës, ai ka zgjedhur ta injorojë duke u shprehur: Nuk kam çfarë t’i përgjigjem…

    Nga ana tjetër gjatë mbrëmjes në studio ishte e ftuar edhe Zhaklina Gjolla, e cila foli për daljen e saj të shpejtë nga “BBV”. Jo vetëm kaq por ajo nuk i ka kursyer disa fjalë për Olta Gixharin.

    “Sulmi i parë erdhi nga Olta, pak i çuditshme se di pse ndodhi, pastaj rulota, pastaj të tjerët kishin krijuar tashmë marrëdhënie, isha e kufizuar. Më pas kur shkova në shtëpi ishte e vështirë të gjeja hapësirën time personale, por mu desh kohë të ambientohesha.

    Pra u corodita nuk isha në shtëpinë time. Unë jam një person që I ruaj mirë hapësirat e mia personale. Olta bëri një sulm që nuk e prisja.

    Unë nuk e kam në tip të përgjgjem me një sulm të tillë. Unë me Oltën s’kisha cfarë diskutiumi të bëja, pra më mbetej vetëm të ofendoja, sic bënte ajo me mua.

    Ajo thoshte që më vjen erë e keqe, dhe unë duhet ti përgjigjesha njësoj. Unë nuk doja ta bëja njësoj si ajo. Nga ana tjetër banorët e tjerë më dukeshin sit ë ngrohtë ndaj meje, por prapë. Unë u bllokova aty.”

    Scroll to Top