Me tunikë si gratë arabe…; çfarë fshihet pas veshjes së Georgina në prezantimin e CR7 te klubi i ri

Jil
Jil
2 Min Read

Georgina Rodríguez ndodhet tashmë në Arabinë Saudite për të shoqëruar Cristiano Ronaldon në aventurën e tij të re në futboll. Sulmuesi portugez u prezantua dje me Al-Nassr dhe në një moment kaq të jashtëzakonshëm ai kishte shoqërinë e modeles dhe katër fëmijëve të tij në fushën e “Mrsool Park” në Riad.

Atje, Georgina veshi xhinse të ndezura me një golf të zi, por gjëja më e habitshme ishte “tundja e kokës” për gratë arabe falë një tunike që mbulonte duart e saj nga supet deri te kyçet.

Shumë përdorues kërkuan të dinin se nga kishte ardhur tunika dhe cili ishte çmimi i saj. Vetëm pak kohë pas prezantimit doli në dritë ky detaj i veçantë: tunika prej kadifeje i përket firmës ‘Dollab Line’ dhe kushton 440 euro (1700 rijalë Katari).

Georgina, durante la presentación de Cristiano.

“E çmuar, Georgina Rodríguez duket absolutisht mahnitëse me ‘Dollab Line’”, – është shprehur firma përmes Instagramit, duke publikuar disa imazhe të modeles. Brenda vetëm pak orësh katërfishoi numrin e ndjekësve në rrjetin social të lartpërmendur, numër ky që vazhdon të rritet pavarësisht se Georgina nuk i ka bërë asnjë referencë në internet.

Georgina, durante la presentación de Cristiano con el Al-Nassr.

Influencuesja e kompletoi look-un me një çantë ‘Hermès’ dhe unazë spektakolare diamanti të kurorëzuar me një safir, një aksesor që ABC e vlerësonte në më shumë se 800 mijë euro në atë kohë.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *