Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Papa në Tiranë, Lala per urdhëruesin e vrasjes: Djali i policit u filmua në…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë të tjera detaje në lidhje me arrestimin e Albano Velos, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.

Ky i fundit u vra pak ditë më parë në një lokal në Tiranë. Gazetarja Lala raportoi për rubrikën ‘Opinion’ se Velo, djali i policit Dilaver Velo, është kapur mat nga disa pamje filmike. Lala tha se që në muajin nëntor Velo ruante ‘objektivin’ e tij. Ajo tha se ngjarja mendohet të ketë ndodhur si shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.

“Ishte një punë e mirë e policisë së Tiranës, pasi nuk kishim hetim të tillë. Ku ende pa u mbushur dy javë, patëm reagim. E kam thënë dhe në muajin qershor, kur ndërtova dinamikën e vrasjes së Sadikajt, pasi më rezultonte se ai dhe Papa kishin pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në momentin kur u ekzekutua Papa, kam bërë dhe lidhjen kriminale mes tyre. Albano Velo është autori i dyshuar, ndërsa Dilaver Velo babai i tij është pezulluar si polic. Velo dyshohet se ka bashkëpunuar me Sadikajn. Në muajin nëntor Velo ka filluar të thurë planin për ekzekutimin e Papës.

Velo shfaqet ditë pas dite me automjetin e tij në lagje. A e ka survejuar viktimën që nga muaji nëntor. Ndërsa ngjarja është kundërpërgjigje për vrasjen e Sadikajt. Ai shfaqet me automjetin e tij pak para ngjarjes dhe me ekzekutuesin e tij, pasi është urdhëruesi dhe jo ekzekutoi, pasi 40-vjeçari e ka vrarë Papën.

Ai ka treguar dhe një detaj se ekzekutori pasi e qëlloi me 9 plumba. U kap mat nga pamjet filmike, por dhe nga disa gjurmë të tjera.”, tha Lala.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top