Drift me makinë në rrethrrotullim, e pëson 23-vjeçari në Fier, gjobitet me…

Jil
Jil
2 Min Read

Një 23-vjeçar në Fier është futur në telashe me policinë , pasi bënte manovra të rrezikshme në një rrethrrotullim.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. X., i cili është gjobitur me 60 000 lekë. Ndërkohë rezultonte se drejtuesi i automjetit ishte i papajisur me siguracion.

NJOFTIMI I POLICISE
Kreu manovra të rrezikshme (drift) me automjet, në rotondo, ndëshkohet me masë https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative 60 000 lekë, drejtuesi i automjetit të papajisur me siguracion.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet, në vendin e quajtur “Rotondo e stacionit të autobusave”, Patos, dhe për pasojë, rrezikoi veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Policisë Rrugore Fier kanë bërë të mundur lokalizimin e automjetit që shfaqej në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit N. X., 23 vjeç.

Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 1, pika 3 dhe të nenit 191 të Kodit Rrugor, ndaj shtetasit N. X. u vendos masa https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative 60 000 lekë të rinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *