Aksidenti me tre viktima në “Rrugën e Arbrit”- Deputeti i PD: Tragjedi e paralajmëruar!

Jil
Jil
3 Min Read

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku thotë se aksidenti me tre viktima sot në “Rrugën e Arbrit” është një tragjedi e paralajmëruar.

Me anë të një postimi në Facebook, ai kërkon nga qeveri që të investohet më shumë në zonat e veriut, pasi siç thotë ai edhe në veri jetojnë njerëz.

Çollaku në reagimin e tij thotë se në mënyrë të vazhdueshme i ka kërkuar zv.kryeministres Belinda Balluku që përtej çdo interesi partiak, në Rrugën e Arbrit të shtohen urgjent investimet.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Ne seancën e fundit te parlamentit ia paralajmërova zv.kryeministres këtë situate të rrezikshme në Rrugën e Arbrit. Mjerisht këto ngjarje me dhanë te drejte. Serish rrezik i shtuar ne këto akse rrugore do te jene ngricat qe duket janë ne dere”, shkruan deputeti i PD.

Reagimi i Çollakut

Aksidentet ne “Rrugen e Arbrit” ,nje tragjedi e paralajmeruar.

I kam kerkuar ne menyre te vazhdueshme zv kryeministres dhe drejtueses se PS ne Qark Diber..,pertej cdo interesi politik apo partiak..,te shtohen ne menyre urgjente investimet ne qarkun e Dibres e sidomos ne “Rrugen e Arbrit”.

Nje rruge te pambaruar,pa ndricim e parametra te tjera sigurie  edhe sikur cdo kilometer te vendosen patrulla policore nuk e zgjidhin dot situaten e sigurise rrugore.

Shume mire qe shtrohen kalldremet e Beratit,te Permetit ,shume mire qe hapen rruge nga Tepelena per bregdet. Shume mire qe nga Llogaraja kalohet me tunel ne jug te bregut…,por dhe ne Qark te Dibres ,Kuksit e ne Veri te vendit jetojne njerez,duhen rruge ,ndricim.

Duhen investime shteterore ne keto zona.

Ne seancen e fundit te parlamentit ia paralajmerova zv kryeministres kete situate te rrezikshme ne Rrugen e Arbrit. Mjerisht keto ngjarje me dhane te drejte.

Serish rrezik i shtuar ne keto akse rrugore do te jene ngricat qe duket jane ne dere.

Veriu i vendit ka nevoje per investime strategjike dhe energjike.

Kjo eshte nje kerkese qe tejkalon interesat tona politike apo partiake.

Kjo ka lidhje me pergjegjesine njerezore dhe shteterore

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *