Luiz Ejlli dhe Efi janë gjatë gjithë kohës ‘hidh e prit’ duke folur me ironi dhe ofendime.
Në shtëpinë e Big Brother gjatë një bisedë me Amosin, Luizi i tha se Efi i ka merituar gjërat që ai i ka thënë.
Luizi: Unë e di që femra më ordinere në botë, nuk takon ty me e thënë aq më tepër që jemi në televizion.
Amos: Pra ti e di që nuk duhet me i fol ashtu, pse e bën?
Luizi: E ka bërë veten!
Amos: Po ti mos dil nga vetja.
Gjatë ditës së sotme Luizi në një debat me Efin e ofendoi atë. Në zënkë e sipër Luizi i thotë Efit: “Hajde ha m*t”.
Efi: Kështu vazhdo, je i mrekullueshëm. Ja edukata jote!
Ndërkohë situata nuk ju ka pëlqyer as banorëve të tjerë, të cilët thonë se për faj të Luizit do penalizohen të gjithë!