Olta Gixharit nuk i del inati me Arbër Hajdarin: Dorëzo çelësat dhe ik!

Jil
Jil
2 Min Read

Olta Gixhari ka marrë një vëmendje të madhe mbrëmjen e djeshme me deklaratat e saj gjatë “prime”-t të BBV Albania. Mirëpo, asaj ende nuk i ka dalë inati me Arbër Hajdarin.

Jo vetëm kaq por ajo thotë se opinionet e Arbrit janë histori të sajuara.

Olta: “’Olta ka folur kundra Gentit dhe ka ngritur komplote’. Nuk është fare e vërtetë”.

Amos: “Kjo është budallallëk. Këto opinionistët sido të jetë, duhet ta blejnë abonimin dhe ta shohin 24 orë që kur të vijnë këtu të japin mend”.

Olta: “Ose dorëzo çelësat Arbër! Dorëzo çelësat dhe ik nëse nuk e bën dot”.

Mbrëmja e djeshme e “Big Brother Vip Albania” ka rezervuar debate të shumta. Të gjithë banorët janë përballur me sjelljet e tyre të bëra gjatë javës në shtëpi, ku duhet thënë kanë mbizotëruar sharjet dhe ofendimet mes njëri-tjetrit.

Teksa këto sjellje janë komentuar në studio nuk ka munguar edhe ndërhyrja sigurisht e opinionistëve të “Big Brother Vip”, Zhaklina Lekatarit dhe Arbër Hajdarit.

Fundja kjo është puna e tyre. Në një moment Arbri i është drejtuar Olta Gixharit duke i thënë që bën “zhurmuesen”.

Ky “epitet” nuk i ka pëlqyer aspak aktores, e cila e ka konsideruar si bullizëm. Teksa Arbana i ka kërkuar Arbrit t’i përgjigjet Oltës, ai ka zgjedhur ta injorojë duke u shprehur: Nuk kam çfarë t’i përgjigjem…noa,a;

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *