EMRI/ Aksidenti me 3 viktima në rrugën e Arbrit, arrestohet shoferi i makinës me targa angleze

Jil
Jil
3 Min Read

Ka rënë në prangat e policisë drejtuesi i mjetit tip “Mercedes” qe u përplas mbrëmjen e djeshme me një mjet tjetër në rrugën e Arbrit, duke lënë të vdekur tre persona dhe të lënduar katër të tjerë.

I arrestuari është Edison Lazri, 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi KUJTIM ISTREFI 55 vjeç, banues në Maqellarë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtut

Dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Istrefi vëllezër, nga Maqellara ndërsa e shoqja e njërit prej viktimave Lulzime Istrefi ka humbur jetën rrugës për në spital .
4 të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore.

Kadrie Markeçi 19 vjeç dhe Firuze Istrefi 56 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin Rajonal të Peshkopisë.

Dy të plagosurit e tjerë vëllezërit Mërgim dhe Edison Lazri që ishin në Mercedesin me targa Angleze, janë dërguar në spitalin e Traumës për trajtim më të specializuar pasi njëri prej tyre ka 2 brinjë të thyer dhe tjetri ka dëmtime në qafë.

Njoftimi i Policisë

DVP Dibër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan shtetasin EDISON LAZRI., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi KUJTIM ISTREFI 55 vjeç, banues në Maqellarë.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi KUJTIM ISTREFI dhe dy pasagjerët MURAT ISTREFI 74 vjeç; LULËZIME ISTREFI 51 vjeçe. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset FIRUZE ISTREFI., 55 vjeçe; KADRIE MALKUCI, 18 vjeçe; MËRGIM LAZRI 24 vjeç dhe shtetasi Edison Lazri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *