Tragjedi/ Burri masakron me sëpatë ish-partneren dhe vajzën e tij, tenton të arratiset, por e përplas për vdekje kamioni

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të mërkurën mbrëma në Zagrep të Kroacisë, një burrë 43-vjeçar, me emrin Goran Knezheviç ka sulmuar me sëpatë ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tij një vjeç e gjysmë.

Si pasojë e sulmit, vogëlushja një vjeç e gjysmë ka vdekur në një spital të Zagrepit, derisa nëna e saj ka pësuar lëndime të rënda fizike.

Knezheviç u arratis pas sulmit dhe vdiq pak më vonë në një aksident në unazën e Zagrebit, kjo ndodhi pasi i kishte zbritur nga makina dhe ishte përplasur nga një kamion.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Siç ka mësuar portali Index, Goran Knezheviç ka qenë i njohur edhe më parë për policinë për shkak të sjelljeve problematike dhe grabitjeve, për të cilat ishte në burg.

Scroll to Top