JiL.al - Jeto i Lumtur

“Kobra e vrau pabesisht për një…”, familjari i të mbijetuarve plas deklaratën e forte për krimin në Prizren

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me sherrin që degradoi në vrasje në një lokal nate në Prizren.

Dëshmitarët që ishin ulur në tavolinë me viktimën Visart Cengun, si dhe Rufgen Shehun dhe Arben Basha, pohojnë se i riu nga Kukësi u vra nga “Kobra”, Dibran Hoxhaj për një birrë.

E ndërsa Cengu ndërroi jetë, Rufgan Shehu mbeti i plagosur dhe ndodhet te spitali i Traumës, personi i tretë Arben Basha arriti që të shpëtonte pa pasoja, pasi nuk e kapën plumbat.

Një familjar i dy të rinjve që mbijetuan nga plumbat e “Kobrës” tregoi të gjithë kronologjinë e ngjarjes së rëndë, bazuar te rrëfimi i djemve.

“Janë zënë për një faturë 100 Euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai “Kobra” doli pabesisht dhe i qëlloi.

Ata nuk kanë qëndruar në lokalin “Kobra” për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë një birrë.

E pimë, s’e pimë ndonjë birrë, kot këmbëngulën. Qëndruan vetëm 5 minuta. Janë ngatërruar për faturën në fund. Janë zënë brenda dhe dolën për të ikur. Më pas ai (Kobra) i qëlloi pabesisht në momentin që po iknin.

Përplasja ishte me personelin më pas “Kobra” i qëlloi te parkingu kur po iknin. Mbyllën dyert e makinës dhe tentuan të iknin, ai i ndoqi dhe i qëlloi. Nuk kanë pasur asnjë konflikt tjetër”, -tha familjari i dy personave që arritën që të shpëtonin.

Scroll to Top