Reagon ish-zv.ministrja e Ramës pas deklaratës dhe ia numëron një nga një: Trego gjithë të vërtetën për…

Jil
Jil
2 Min Read

Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj ka reaguar pas postimit të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili shkruante se eksportet e produkteve bujqësorë në vlerë nominale janë rritur gjatë 2022.

Beqiraj i drejtohet Ramës dhe i kërkon që të tregojë të vërtetën për situatën në bujqësi, teksa shkruan “po të llogarisim indeksin e rritjes së çmimit për portofolin tonë të eksportit kam frikë se rritja e çimimeve e tejkalon 17%, duke e kthyer pamjen përmbys”.

Postimi i plotë i Beqirajt:

Disa informacione në ndihmë të Kryeministrit! Duke analizuar punën e qeverisë Kryeministri na informon që eksportet e produkteve buqësore në vlerë nominale janë rritur me 17% në periudhën Janar2022 – Nentor 2022.

Por ka edhe një fakt tjetër që siç duket Kryeministrit nuk ja kanë thenë. Pikërisht për 11 mujorin çmimet e produkteve buqësore , në Europë( ku ne kryesisht eksportojmë) jane rritur me më shumë se 14 % , ku frutat edhe perimet jane rritur me 25%.

Po të llogarisim indeksin e rritjes se çmimit për portofolin tonë të eksportit kam frikë se rritja e cimimeve e tejkalon 17%, duke e kthyer pamjen përmbys .

Por le të bejmë një llogari të thjeshtë jo te detajuar . Le ti referohemi indeksit te Bankës Botërore , i cili thotë që indeksi i cmimeve për produktet buqësore pa perfshirë grurin është rritur 14.9%. Thenë këte rritja reale mesatare e eksportit është ne rastin më të mirë 17%-14.9% = 2.1%.

Syzat e mediave padyshim që nuk tregojnë realitetin, por realitetin nuk e tregojnë as dylbitë e vlerës nominale të Znj. Krifca.

Realitetin e tregon rritja reale, për cdo produkt të portofolit duke e zhveshur nga rritja e cmimeve edhe ne mendimin tim modest , ne 10 vjecarin e qeverisë socialiste ka pasur vite ku e ku më te mira për buqësinë!

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *