Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur si kryqëzimi i Rriles.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip “Opel”.
Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Lezhës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për sqarimin e shkaqeve dhe rrethaneve te ketij aksidenti.
Ndërkohë, vetëm pak orë më parë tre mjete u përfshinë në një aksident rrugor në Lezhë, në afërsi të një pike karburanti.
U tha se se shkak i përplasjes është bërë mosrespektimi i distancës së sigurisë së mjeteve. Të tre mjetet janë aksidentuar radhë njëri pas tjetrit, sapo makina e parë ka ndaluar.