Vrasja e 31-vjeçarit në Prizren, gjendet kasaforta e fshehur në shtëpinë e “Kobrës”

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Kosovës k kryer kontrolle në shtëpinë Dibran Hoxhës, të njohur si “Kobra”, në të cilën kanë zbuluar një kasafortë.

Mediat e Kosovës, bëjnë të ditur se kasaforta ende nuk është hapur, pasi pritet që të zhvillohen disa proçedura, përfshirë marrjen e disa urdhëresave dhe ftesën e Njësisë kundër Eksplozivëve.

Gjatë kontrolleve po ashtu është gjetur një granatë dore dhe disa fishekë.

Kasaforta, ishte e kamufluar në disa hapësira në shtëpinë e Hoxhës.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kujtojmë se Dibran Hoxha është i dyshuari kryesor për vrasjen që ka ndodhur në orët e mëngjesit të 3 janarit në lokalin e tij “Kobra City” në Prizren.

Një 31-vjeçar nga Kukësi ka vdekur si pasojë e plagëve me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur nga arma me të cilën dyshohet se ka qëlluar Dibran Hoxha.


Përveç Hoxhës, për këtë rast janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë. Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për 6 të arrestuarit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *