Dy djem serbë, kushërinjtë Stefan Stojanoviç dhe Millosh Stojanoviç, u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës, pasi një shqiptar qëlloi mbi ta nga një automjet në lëvizje. Sipas mediave të huaja, në momentin e sulmit, dy kushërinjtë 21 dhe 11 vjeç ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull, por për fat nuk u rrezikohet jeta. Ata në këto momente po transportohen në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë. Lajmi ka bërë bujë në Serbi, ku e ashtuquajtura “Zyrë për Kosovë dhe Metohi” njoftoi se ishte një tentativë e dukshme për të vrarë fëmijë të pafajshëm serbë, të cilët ishin të veshur me rroba Krishtlindjesh, duke treguar kështu qartë se ishin serbë.
“Ndonëse disa dëshmitarë okularë panë targën e mjetit nga i cili u qëllua, policia lokale e la mjetin të shkojë. Ky lloj sulmi është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës antiserbe të Albin Kurtit, i cili me sjelljen dhe veprimet e tij inkurajon të gjithë ata që duan gjak serb, qoftë edhe në Krishtlindje. Kërkojmë reagim urgjent dhe të prerë nga bashkësia ndërkombëtare,” – thuhet në deklaratën e parë lidhur me ngjarjen.
shqip-lajme.