Meksikë- Lufta mes klanit të El Chapos dhe qeverisë duket se doli në favor të rebelëve. Edhe pse u vranë 30 persona e u plagosën 35 të tjerë, djali i El Chapos, Ovidio Guzmán López, nuk do të ekstradohet në SHBA.
Por klani ka pësuar goditje të fortë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sipas mediave meksikane, gjyqtari i dha atij një pezullim ‘ex officio’ kundër izolimit, ndaj dhe lideri i kartelit Sinaloa lejohet të komunikojë me të afërmit ose të takohet me mbrojtësit e caktuar.
Sa kohë nuk është i ekstraduar, siguria dhe kujdestaria e Ovidio Guzman do të jetë nën përgjegjësinë e autoriteteve të burgut, ndërsa situata e tij ligjore është zgjidhur. Avokatët e Guzmán López, i cili kaloi natën e tij të parë në burgun e sigurisë maksimale në Altiplano, përpunuan procedurat kundër ekstradimit të trafikantit të dyshuar të drogës.noa,al