Si SPAK shkeli ligjin për Ahmetajn/ Kallëzimi ndaj prokurorëve Nakuçi dhe Braho nuk duhej shqyrtuar nga një koleg i tyre

Jil
Jil
3 Min Read

SPAK shkeli ligjin me pushimin e çështjes hetimore ndaj dy prokurorëve të posaçëm që mbyllën sytë përpara provave për Arben Ahmetajn.

Kallëzimi i gazetarit Adriatik Doçi, ndaj dy prokurorëve të SPAK, Ened Nakuçi dhe Klodian Braho, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, fshehjen e provave dhe devijimin e hetimeve u pushua nga kolegu i tyre i SPAK, Alfred Shehu.

Kjo përbën shkelje ligji nga organi më i lartë i drejtësisë, SPAK, që në mënyrë indirekte ka shpëtuar ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetajn.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Nëse i referohemi Kodit të Procedurës Penale, një prokuror i SPAK nuk mund të shqyrtojë një kallëzim ndaj dy kolegëve të tij, pasi është në konflikt interesi.

Neni 78 i Kodit të Procedurës Penale, thotë se kallëzimi i Doçit duhet të shkonte për kompetencë në prokurorinë e juridiksionit të zakonshëm, konkretisht në Prokurorinë e Tiranës.

Gjithashtu nuk është kompetencë lëndore e SPAK vepra e shpërdorimit të detyrës, pasi Prokurori i SPAK, nuk është subjekt i parashikuar nga neni 75/a të Kodit të Procedurës Penale.

E thënë më thjesht, SPAK ka shkelur ligjin për të mbrojtur dy prokurorët, duke pushuar kallëzimin për devijim hetimesh, për prova të pakontestuara ndaj ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

Tani mbetet në dorë të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar, që të shqyrtojë ankimimin e gazetarit Adriatik Doçi.

Prej ditësh, Top Channel ka publikuar dhjetëra fatura hotelesh të paguara nga bosi i inceneratorëve Klodian Zoto, për Arben Ahmetajn, gjatë kohës së dhënies të koncesionit për inceneratorin e Elbasanit.

Në një vend normal, Ahmetaj duhet te jepte dorëheqjen nga politika dhe të merrej i pandehur nga organet e drejtësisë.

Por deri tani, Ahmetaj nuk është thirrur kurrë në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime. Madje, pak ditë më parë, ai sfidoi organet e drejtësisë duke shkuar për pushimet e Krishtlindjeve në një tjetër hotel të shtrenjtë në Zvicër, ku një natë fjetje niste nga 2000 euro./TCH

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *