Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Itali, ku një shqiptar u vra mbrëmjen e djeshme nga fqinji i tij.
Mësohet se viktima është identifikuar si Gëzim Dodoli 59 vjeç, ndërsa autori i krimit është Sandro Mugnai, 53 vjeç.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gëzim Dodoli u qëllua për vdekje me pushkë nga Sandro Mugnai pasi shqiptari tentoi t’i shkatërronte shtëpinë me ekskavator. Famulltari i zonës, Don Natale Gabrielli tregon për mediat italiane se dy familjet dikur kishin hyrje-dalje.
“Kam shkuar disa herë të ha tek të dyja familjet. Fëmijët, sot të rritur, shërbenin në meshë me mua dhe rrinin në famulli. Më pas familja Dodoli u transferua në Milano, por prej disa kohësh, Gëzimi ishte kthyer i vetëm. Se çfarë ndodhi nuk e di, por di që ndoshta Sandro donte të mbronte familjen e tij. Çatia po binte për shkak të goditjeve të ekskavatorit, do të kishin vdekur të gjithë të shtypur”, thotë ai.shqip-lajme