Serbët kanë bllokuar rrugët në Shtërpcë pas incidentit ku të plagosur mbetën një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar.
Banorët serbë në Shtërpcë po protestojnë dhe po kërkojnë prani më të madhe të KFOR-it. Serbët po ashtu po kërkojnë siguri që sulme të tilla të mos përsëriten.
Kërkesën e tyre ata e kanë përkthyer edhe me shpërthim zjarresh në rrugë.
Në shenjë reagimi, ata kanë dalë rrugëve duke bllokuar lëvizjen në rrugën Prevallë–Shtërpcë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Reagon EULEX:
Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka dënuar sulmin kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë, teksa të plagosurve u uron shërim të shpejtë.
“EULEX-i dënon sulmin e pakuptimtë të sotëm kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë dhe u uron shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, ne përgëzojmë Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, ka shkruar shefi i misionit të EULEX-it.
Sot në fshatin Drajkovc të Shtërpcës një person ka plagosur një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar.
I dyshuari për këtë rast është A.K. pjesëtar i FSK-së.
Ndaj kësaj ngjarje kanë reaguar edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.