Sqaron Mozzik: Nuk kam bërë Haxh në Mekë, kam bërë Umre – Zoti ma mundësoftë edhe Haxhin

Jil
Jil
1 Min Read

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka vizituar këto ditë dy vendet e shenjta: Mekën dhe Medinën.

Teksa ka qëndruar në këto dy qytete kozmike të Arabisë Saudite, 27-vjeçari nuk ka hezituar që t’i ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga eksperienca atje.

Mes të tjerash, ai të premten vendosi që të bëjë një sqarim për ndjekësit e tij në Instagram, duke treguar se ka kryer Umrenë (pelegrinazhin e myslimanëve) në Mekë dhe jo haxhin siç është raportuar në disa media.

“Sqarim: Nuk kam bërë Haxh, kam bërë Umre (Zoti na mundësoftë edhe Haxhin inshAllah”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu.

Përndryshe, dallimi në mes të dyjave qëndron sepse Haxhillëku bëhet në muajin e caktuar i cili është në muajin Dhul-hixhe, përderisa Umreja bëhet në çdo kohë. Edhe pse të dyja kanë ritet e zakonshme, Umreja bëhet më pak se disa orë, ndërsa Haxhilëku merr më shumë kohë dhe përmban më shumë rite.

Mozzik përndryshe njihet si një prej emrave më të dëgjuar të muzikës hip-hop në vend.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *